Ia falsifikoi fotografinë, Ganimete Musliu paraqet rast në polici ndaj anëtarit të GUXO

18:08 | 09 Dhjetor 2024
ia-falsifikoi-fotografine,-ganimete-musliu-paraqet-rast-ne-polici-ndaj-anetarit-te-guxo

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka paraqitur një rast në polici ndaj anëtarit të GUXO, Luan Gacaferit.

Musliu po e akuzon Gacaferin se ia ka falsifikuar një fotografi të saj në protestën “Jo në emrin tim”.

“Ashtu siç kam premtuar, sot e paraqita ne Polici rastin e falsifikimit të fotografive te mia nga anëtari i partisë Guxo, Luan Gacaferi i cili përmes propagandës së tij tenton të nxisë urrejtje dhe të njollos emrin tim”, ka bërë të ditur Musliu.

Komento: