“Ia gjeti kokainën në banesë dhe ia dorëzoi Policisë” – si ia pa sherrin Osman Azemi bashkëshortes

19:29 | 27 January 2023

Aktori Osman Azemi, komediani i njohur për rolet e tija me grupin e komedianëve “Stupcat” u paraqit të premtën e 27 janarit në Gjykatën Themelore të Prishtinës për një rast që kishte ndodhur me 3 gusht 2019.

Ai po gjykohet për posedimin e 0.4 gramëve drogë të llojit kokainë.

Aktori është deklaruar i pafajshëm dhe përmes një postimi e ka quajtur krejt atë ngjarjen si “episodë i trazuar i jetës”, por ajo që është e çuditshme është fakti se kokainën nuk ia kishte gjetur Policia.

Atë e kishte gjetur bashkëshortja e tij dhe e kishte dorëzuar në Polici.

Si ndodhi që aktori i famshëm u dërgua në Polici e tash në Gjykatë rrezikon dënim me gjobë ose dënim me 1 deri 3 vjet burg.

Komento: