
Një burrë është arrestuar dje në Gjakovë, pasi dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor me veturë. Sipas raportit të policisë, i dyshuari ishte revoltuar pasi kishte marrë një tiketë për parkim të parregullt.
Në shenjë pakënaqësie, ai dyshohet se e ka drejtuar veturën në drejtim të policit, duke e goditur në këmbë dhe duke i shkaktuar lëndime trupore. “Zyrtarit policor i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.