Ia humbi ndeshjen Milanit, gjyqtari Fabbri dënohet rëndë

11:14 | 08 Prill 2019

Gjyqtari , Michael Fabbri u kritikua shumë për gabimet që bëri në fitorem të 2-1 të Juventusit kundër Milanit të shtunën.

Fabbri nuk ia dha Milan një penallti, ndërkohë që as zyrtari dhe as VAR nuk zbuluan ndërhyrjen Mario Mandzukic në Alessio Romagnoli përcjell ORAinfo.

Si pasojë, La Repubblica pret që 35 vjeçari nuk do të referoi në dy ndeshjet e ardhshme të Serie A dhe të mos i caktohet referim në asnjë ndeshje rossonere për pjesën tjetër të sezonit.

Ky vendim vjen pas një takimi midis trajnerëve, kapitenëve dhe gjyqtarëve në zyrat e Ligës Serie A të hënën në mëngjes./ORAinfo/

Komento: