Ia kërkoi AKR-ja, Pacolli do të kandidojë për president

20:59 | 02 Shkurt 2021

Pacolli do të kandidojë për president, ia kërkoi AKR-ja.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, do të kandidojë për president në nomenklaturën e radhës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur këshilltari i tij politik, Naim Murseli.

“Në këto rrethana politike, AKR i ka kerkuar të kandidojë, dhe ai është kandidat zyrtar i yni”, ka deklaruar ai.

Lista e kandidatëve për deputetë të AKR’së, pas koalicionit parazgjedhor me LDK’në, është shkrirë në listën e kësaj të fundit.

Një kandidat tjetër, i cili po insiston për pozitën e presidentit, është edhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.

Komento: