Një 24-vjeçar nga Hani i Elezit i ka marr vetës jetën
Një 24-vjecar dyshohet se e ka privuar nga jeta veten rreth orës 19:30 në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit.
Në Policinë e Kosovës kanë treguar se janë duke u bërë hetime rreth këtij rasti.
“Rasti është raportor në 19:30 në fshatin Gorancë të Hanit te Elezit. Sipas hetimeve të para dyshohet se ia ka marrë vetës jetën me armë një mashkull 24 vjeçar. Ne konsultim me prokurorin po bëhet hetim mbi rastin, në vend të ngjarjes janë prokurori. Mjeku e ka konstatuar humbjen në vend të ngjarjes”, ka thënë për Express Agim Gashi, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës në Ferizaj.