Vërshimet në Rahovec ia morën djalin duke ia rrezikuar jetën, babai e xhiroi pa e ditur se kush ishte, raporton T7. Rrebeshi i shiut e kishte shtyrë të incizonte me telefonin e tij.
Por, Bashkim Pallqa nga Rahoveci, nuk e dinte që personi që po e xhironte ishte biri i tij.
E pak minuta pas kësaj, djali i tij Besniku, u rrëmbye nga uji.
Në pamjet e kamerave të sigurisë, ai shihet teksa tenton t’i rezistojë rrymës së ujit.
Por, megjithë këtë, Besnik Pallqa pas 50 metrash arriti të shpëtoi nga më e keqja.
E babai i tij, tregon se si ndodhi krejt ngjarja.
Pallqa thotë që pak minuta më pas, u njoftua që ishte djali i tij që u rrëmbye nga vërshimet.
Ai shprehet i gëzuar që djali i tij, shpëtoi vetëm me lëndime të lehta.
Ndërkohë shton se ishte në rrezik edhe ai të përfshihej nga uji.
Tutje, Bashkim Pallqa thotë se për shëndetin e djalit të tij ende nuk është interesuar askush.
Ndërsa nga Komuna e Rahovecit thonë që për rastin janë njoftuar nga rrjetet sociale, kurse kryetari, Smail Latifi, tha se do të interesohet e do ta vizitojë vet këtë familje.