Ia pa hajrin apo sherrin Big Brotherit, Leonora Jakupi merr goditjen e madhe nga miku i saj më i mirë

20:19 | 14 Dhjetor 2025

Asim Gashi ka folur hapur për rolin e koleges së tij, Lonora Jakupi, si opinioniste në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova, duke dhënë një vlerësim shumë pozitiv për paraqitjen dhe karakterin e saj.

Ai ka theksuar se e ka përcjellë emisionin në disa sekuenca dhe se nga ajo që ka parë, Lonora shfaqet si një person shumë i ndjeshëm dhe emocional, por njëkohësisht e matur dhe e balancuar në qëndrimet e saj.

Sipas Gashit, marrëdhënia mes tij dhe Lonorës është shumë e mirë dhe e ndërtuar mbi respekt e mirëkuptim të ndërsjellë.

Ai e ka përshkruar bashkëpunimin e tyre si jashtëzakonisht të këndshëm, duke shtuar se raporti që kanë është i afërt dhe i sinqertë, “sikur motër e vëlla”.

Kjo afërsi, sipas tij, reflekton edhe mënyrën se si Lonora sillet në ambientet profesionale, ku gjithmonë përpiqet të ruajë korrektësinë dhe etikën.

Gashi ka vlerësuar gjithashtu aftësinë e Lonorës për të dhënë opinione të balancuara, duke theksuar se ajo di të bëjë kritika si nga ana pozitive, ashtu edhe nga ajo negative, pa e tepruar dhe pa qenë e padrejtë.

Ai ka nënvizuar se ky rol si opinioniste përbën një eksperiencë shumë të mirë për të, e cila i shërben si në rritjen profesionale, ashtu edhe në forcimin e vetëbesimit në publik.

Në deklaratën e tij, Asim Gashi ka shtuar se Lonora është një person i matur dhe i sinqertë, duke theksuar se ajo nuk është nga ata njerëz që veprojnë me hile apo prapaskena.

Sipas tij, kjo është një nga cilësitë më të forta të saj, që e bën të besueshme dhe të respektuar si nga kolegët, ashtu edhe nga publiku.

Në fund, ai ka lënë të kuptohet se paraqitja e Lonora Jakupit në BBVK4 është dinjitoze dhe përfaqëson denjësisht rolin e opinionistes, duke e konsideruar këtë përvojë si një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj profesional./ORAinfo/

Komento: