Ia pa “hajrin” Milanit, Paqueta merr lajmin e karrierës

16:15 | 02 Mars 2019

Ylli i Milanit, Lucas Paqueta ka marrë lajmin e madh

Sa shumë risi në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri i Brazilit, Tite për dy ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Panamasë dhe Republikës Çeke që do të shërbejnë si një provë gjenerale për 5-herë kampionët e botës, përpara Kupës së Amerikës që do të zhvillohet pikërisht në Brazil.

Spikat padiskutim grumbullimi i talentit të Milanit Lucas Paqueta i cili është shpërblyer për formën e mirë që ka treguar me kuqezinjtë gjatë kësaj periudhe.

Nga Serie A në listën e Tite janë edhe Alex Sandro, Miranda dhe mesfushori i Napolit, Allan. Është grumbulluar për herë të parë edhe talenti i Reali të Madridit, Vinicius Jr, ndërsa bën bujë lënia jashtë e madrilenit tjetër Marcelo.

Janë grumbulluar edhe të tjerë emra të rëndësishëm si Allison, Ederson, Thiago Silva, Marquinhos, Dani Alves, Arthur, Casemiro, Fabinho, Coutinho, Felipe Anderson, Richarlison Firmino e Gabriel Jesus.

Komento: