Ia panë sherrin mjeteve piroteknike, nipat ia dogjën stallën

18:14 | 01 January 2019

Gjatë ndërrimit të motmoteve pati shumë asksidente si pasojë e mjeteve piroteknike.

Një person ka njoftuar se nipat e tij duke ndezur fishekë zjarre aksidentalisht i kanë vënë zjarri stallës së bagëtive.

Rasti ka ndodhur në fshatin Brolic të Pejës rreth orës 00:05. Njësia e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin.

“Sipas akuesit, vlera e të hollave është rreth 4 mijë euro”, thuhet në raortin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, rreth orës 22:00, një person ka njoftuar se në rrethana të pa njohura është përfshirë në zjarr stalla e bagëtive në fshatin Lebushë të Deçanit.

Komento: