Ia “terroi” Prishtinës, flet Yll Hoxha pas golit të shënuar

18:32 | 19 Maj 2019

Në Drenas ka nisur Festa.

Feronikeli është kampion i Ipko Superligës për sezonin 2018/19, pasi e mposhti 1-0 Prishtinën në sfidën e fundit për ta fituar titullin.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Yll Hoxha, i cili thotë se Feronikeli e meritoi titullin.

“Kam shumë respekt për Prishtinë, jam rrit atje, kam kaluar vitet më të mira atje. Më erdhi keq për ta, por ne merituam titullin. Ia dedikoj golin familjes dhe djalit tim”, tha ai.

“A e merituam? Kemi qenë lider 80% të kampionatit dhe kjo nuk është rastësi, natyrisht se e merituam”, tha Hoxha.

Komento: