Një ngjarje e papritur ka ndodhur në Viti.
Në fshatin Tërpezë të Vitisë ka ndodhur një rast vjedhje.
Një person ka raportuar se persona të panjohur me forcë kishin depërtuar në shtëpinë e tij.
Nga aty kanë arritur të vjedhin: një sasi stoli ari në vlerë 2500 euro, një telefon celular si dhe një kasafortë në të cilën kishte pas dokumente personale, njofton policia.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.