Eksperti i sigurisë, Nuredin ibishi, ka deklaruar se Milan Radojçiq i cili po kërkohet nga INTERPOL-i, vazhdon të jetë prezent rreth komunave të veriut të Kosovës.
Në një linjë direkte në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Ibishi ka thënë se përmes takimit të ambasadorit të Serbisë në SHBA-, Marko Gjuriq dhe Radojçiqit po konfirmohet mundësia për një luftë të vazhdueshme hibride të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Ai është akoma në lëvizje në Rashkë dhe vendet përreth deri në Kralevë, në pjesën në kufi me katër komunat ose dy komunat në veri të Kosovës dhe ka grupe të armatosura që po i frekuenton… përmes këtij takimi vetëm se konfirmohet ndërlidhja dhe mundësia për një luftë të vazhdueshme hibride të Vuçiqit, por edhe të kryeministrit në ardhje, Gjuriqit”, tha Ibishi.
Sipas ekspertit të sigurisë, Radojçiq është akoma një prej faktorëve determinues të politikës serbe.