Ibishi: Vuçiq dhe Dodik së shpejti do të përdorin vetëm sistemin hibrid të luftës

19:03 | 14 Mars 2024
ibishi:-vuciq-dhe-dodik-se-shpejti-do-te-perdorin-vetem-sistemin-hibrid-te-luftes

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, për kërcënimet serbe nga fronti rus i luftës, ka thënë se ka mercenarë serb që luftojnë në Ukrainë dhe se të njëjtiti ishin të pranishëm edhe në agresionin e pare kur u pushtua asokohe Krimea.

“Akoma vazhdojnë të qëndrojnë atje”, ka thënë Ibishi duke shtuar se kԯta mercenarë ndryshe quhen edhe “qejtë e luftës”, duke marrë kështu paga.

“Vuçiqi por edhe Dodiku, ekstremisti tjetër, së shpejti do të përdorin vetëm sistemin hibrid të luftës, duke infiltruar këto grupe me këta mercenarë, që janë specialist dhe kanë eksperiencë të gjatë të luftës. S’duhet mohuar mundësitë të infiltrimit të këtyre grupeve duke krijuar grupe paralimitare”, ka thënë Ibishi në emisionin “FIVE”.

Eksperti i sigturisë është sprehur se Serbia me shumë kujdes i ka në sistemin e saj dhe se Kosova duhet ta trajtoj këtë temë me seriozitet.

Komento: