Ibishi: Zyrtarët policorë të Kosovës të vetmit në rajon pa sigurime shëndetësore

08:38 | 18 January 2025
ibishi:-zyrtaret-policore-te-kosoves-te-vetmit-ne-rajon-pa-sigurime-shendetesore


Eksperti i sigurisë njëherish kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Nuredin Ibishi, në një prononcim për FrontOnline ka deklaruar se sigurimi shëndetësor i zyrtarëve policorë ka mbetur i pa zgjidhur për shkak të neglizhencës së Qeverisë së tashme dhe të kaluarës.

Ai potencoi se LDK-ja ka programin politik me të cilin do ta bëjë këtë zgjidhje që në fillim të mandatit.

“Çështja e aspektit të sigurimeve shëndetësore të zyrtarëve policor ka mbetur e pa zgjidhur për shkak të neglizhencës së Qeverive jo vetëm aktuales, por edhe më herët, ato premtime kanë qenë që do të zgjidhet përfundimisht, mirëpo nuk është bërë asgjë në këtë drejtim, ndërsa ne si parti politike kemi programin politik me të cilën që në fillim të mandatit ne kemi ofruar mundësinë të bëhet zgjidhje e menjëhershme e sigurimeve shëndetësore që do të thotë edhe sigurimin e jetës”, tha ai për FrontOnline.

Ai ka përmendur se policët kosovarë, ndryshe nga kolegët e tyre në rajon, janë të vetmit që nuk gëzojnë sigurime shëndetësore dhe suplementare.

Komento: