Milan dhe Inter do të luajnë sonte në kuadër të xhiros së katër të Serie A.
Antonio Cassano nuk ka dyshime. Për të, Zlatan Ibrahimovic është më i mirë se Romelu Lukaku.
Kjo dyshe do të udhëheqin skuadrat e tyre në derbin që zhvillohet në ‘San Siro’, mes Interit dhe Milanit.
Cassano në të kaluarën ka qenë pjesë e të dy skuadrave, dhe ky derbi do të jetë i veçantë për të.
“Zlatan Ibrahimovic është lojtari më i mirë në Serie A. Romelu Lukaku është i ri, i talentuar, por thjesht nuk ka krahasim”, ka deklaruar Ibrahimovic, përcjell lajmi.net.
“Në moshën 39 vjeçare, forca fizike nuk është e mjaftueshme, ju keni nevojë për cilësi, dhe Ibra e ka shumë atë. Unë mendoj se pas Ronaldos orgjinal dhe Marco Van Basten, vjen Ibra”.
“Inter mbetet favorit këtë mbrëmje, por Ibra mund të rikthej gjithçka në kokën e tij, duke supozuar se COVID-19 nuk ia grabiti forcën”.