Ibra ka vendosur: Ja kush do të jetë bomberi i ri i Milanit sezonin e ardhshëm

19:03 | 04 March 2024

Zlatan Ibrahimovic ka vendosur për bomberin e ri të Milanit.

Milan po mendon për sezonin e ri, teksa gjatë verës pritet të ndodhin disa ndryshime të rëndësishme.

Reparti sulmit mbetet kryefjalë, e që sipas Gazzetta dello Sport, Zlatan Ibrahimovic ka vendosur se kë duhet ta transferojë Milani për pozitën e bomberit.

Sipas Gazzetta dello Sport, Ibrahimovic ka vendosur që sezonin e ardhshëm bomberi i ri i Milanit të jetë Joshua Zirkzee.

Sulmuesi holandez, po shkëlqen te Bolonja duke realizuar 10 gola dhe 6 asistime në 28 ndeshje të luajtura këtë sezon.

Për ta transferua Zirkzee në San Siro, Rosonerët do të paguajnë 40 milionë euro dhe kartonin e Saelemaekers.

Komento: