Ibrahim Kelmendi tregon se si ia dha 1 mijë dollarë Arif Vladit, Adelina Ismajlin e quan matrapaze

12:49 | 28 Tetor 2020

Në debatin e këngëtares Adelina Ismaili me Arif Vladin është përfshirë edhe ish-kreu i LPK-së, Ibrahim Kelmendi.

Kelmendi në një shkrim në Facebook ka thënë se është e vërtetë që Arif Vladi është paguar në kohë të luftës për të kënduar marshin e UCK-së.

Ai madje thotë se një gjë e tillë ka ndodhur në vitin 1998-të.

“E vërtetë absolute është se prapa Muzeut kombëtar në Tiranë, në lokalin „Çaplinë“, në prani edhe të Vëllait Tënd, në mars 1998, më kë fol për dëshirën dhe nevojën që të bëhet një këngë dedikuar UÇK-së. Vëllain Tënd, që në ato kohë ofronte shërbimin taksist, e kishim angazhuar për 50 US$ në ditë që të na shërbënte, meqë ndienim siguri dhe ishte më praktike. Dhe në kuadër të atij komunikimi ke thënë se duhet një pagesë simbolike për autor të tekstit, për kompozitorin dhe për studion ku do inçizohej kënga. Unë e kam mbajt mend se t’i kam dhënë vetën 1.000,- US$, edhe pse ke thënë se realizohet me 500 US$. Ishte një „investim“ simbolik për një këngë me dobi të madhe, dhe prandaj nuk ke pse ndihesh mercenar, e as i fyer, sepse ato mjete janë dashur për tekst, kompozim e studio. Fatkeqësisht, ka qenë e vërtetë, gjithashtu, unë isha skeptik dhe nuk e parashikoja dot rëndësinë e këngës që kishe planifikuar Ti…”, ka shkruar Kelmendi.

Ai ka pasur një deklaratë edhe për këngëtaren Adelina Ismaili, që e ka quajtur matrapaze.

“KEQARDHJE për këtë keqkuptim fare të panevojshëm mes nesh – që e ka provokuar matrapazja Adelina Ismaili! Do të ishte fisnike t’ua pamundësoje disa tifozëve zagarë, të mos më shanin e fyenin, pa ua bërë asnjë faj, Ty as atyre”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/ibrahim.kelmendi.35/posts/1314465882238261

Komento: