23 nënshkrime u deshën për themelimin e një partie politike, në një kohë trazirash në Kosovë.
Akademikë, shkrimtarë e historianë që kishin qenë pjesë e Shoqatës së Shkrimtarëve e themeluan Lidhjen Demokratike të Kosovës në vitin 1989, në krye me Ibrahim Rugovën.
Për me shumë se një dekadë para luftë, Rugova udhëhoqi këtë parti politike, te cilën e drejtoi edhe pas luftës deri ne vdekjen e tij.
E një nga bashkëpunëtorët e pare te tij, shkrimtari e profesori Milazim Krasniqi, e kujton ish-presidentin me nje varg virtytesh te larta.
Krasniqi gjithashtu tregon edhe vështirësitë për themelimin e LDK-së, si partia e pare shqiptare dhe qe ishte simbol i rezistencës paqesore ndaj regjimit te kohës.
Profesori Krasniqi nga njohja dhe përvojat qe kishte me ish-presidentin Rugova, per T7 ka dhene mendim edhe ne lidhje me anët e forta dhe te dobëta te tij.
Derisa ka shume qe ka ndare rrugët me partine ne te cilin ishte nje nga themeluesit, ai tregon se pse shume nga aktivistet e orëve te para ne kete parti, madje edhe shume nga themeluesit, sot nuk janë pjese e LDK’se.
Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006 nga një sëmundje e rëndë.