Ibrahim Rugovës i pëlqente plisi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ibrahim Rugovës i pëlqente plisi

21:10 | 21 Janar 2019

Janë bërë 13 vjet që kur Ibrahim Rugova ndërroi jetë.

Nga ajo kohë tashmë të afërm të tij kanë shprehur kujtimet me të.

Ka bërë me mijëra foto. Por, Adnan Ruhani, fotograf shumë-vjeçar, flet me më krenari për disa që i cilëson me të veçanta. Ato janë fotografitë që ia kë bërë presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kur kujton punën me të qysh prej viteve 90-ta, Ruhani tregon se ish presidenti i donte shumë fotografitë, raporton T7.

Ruhani, që ka punuar gjatë me Rugovën, tregon se ish presidenti në mesin e shumë fotografive, i kishte dashur dy më së shumti.

Ai kishte menduar se do të vazhdojë gjatë punën me presidentin, pa dashur të besonte se humbja një ditë do ta merrte idolin e tij.

Ditën e humbjës së jetës së Rugovës, e kujton Sali Cacaj, ish-shef i protokollit të presidentit të Kosovës.

Trembëdhjetë vjet pas, nderimi për Rugoven vazhdon.

Presidenti Rugova ka humbur jetën më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Komento: