Ibrahimi: Disa komuna kanë zbritur normën tatimore për 5 % për t’i lehtësuar barrën qytetarëve

08:37 | 15 Janar 2024
ibrahimi:-disa-komuna-kane-zbritur-normen-tatimore-per-5-%-per-t’i-lehtesuar-barren-qytetareve


Disa nga komunat që nuk e kanë falur tatimin kanë marr një vendim për lehtësimin e pagesës për qytetarët.

Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave ka folur lidhur me këtë çështje për Front Online.

Ibrahimi ka bërë të ditur se disa nga komunat i kanë zbritur normat tatimore për 5 %.

Ai ka treguar në detaje se çfarë vendimi kanë marrë komunat.

“Shumë prej komunave i kanë zbrit normat tatimore nga 0.15 % e vlerës së pronës në 0.10%, këtë e kanë menduar komunat që do të jetë lehtësi për qytetarët. Duke marr parasysh vitin e kaluar kjo normë tatimore e vlerës 0.15% ka qenë nëse është vlerësuar në 1000 mijë euro një pronë tatimpaguesi ka paguar 150 mijë euro. Pasi i kanë zvogëluar normat tatimore komunat këtë vit në vend se të paguajnë 150 euro do të paguajnë 100 euro, lehtësim për qytetarët”.

Arsyeja se pse komunat nuk e falën tatimi në pronë  është bllokimi i projekteve kapitale sipas Ibrahimit.

“Shumica e komunave që nuk e kanë falur tatimin në pronë nuk e kanë futë në rend dite në kuvendet komunale se është vlerësuar prej komunave që nëse bëhet një vendim i tillë nuk do të zbatohen shumë projekte kapitale këtë vit”, tha ai për Front Online.

Komento: