Ibrahimi: MASHTI po bllokon përpjekjet e Komunave për hapjen e çerdheve

13:37 | 28 Shtator 2024
ibrahimi:-mashti-po-bllokon-perpjekjet-e-komunave-per-hapjen-e-cerdheve


Me deklaratën e MASHT-it nuk po pajtohet drejtori i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi.

Ai në një prononcim për “Front Online” ka thënë se komunat kanë bërë kërkesa të parreshtura për çerdhe të reja.

Sipas tij, Ministria në fjalë po bllokon përpjekjet e Komunave për hapjen e çerdheve.

“Komunat bëjnë kërkesa të pareshtura në MASHT për çerdhet e reja dhe kanë nevojë për çerdhe publike. Qasja e MASHTI ndaj komunave në kërkesat e tyre nuk është korrekte dhe është demotivuese se kërkesat nuk po përkrahën”, u shpreh Ibrahimi për FrontOnline.

Ibrahimi thotë se në vend se të bashkëpunoj MASHT-i me Komunat, po ndodhë e kundërta.

“Ka Komuna ku ndërtesat për çerdhe janë ndërtuar me mjete vetanake komunale, mirëpo nuk mund të funksionalizohen, sepse MASHTI duhet të lejoj vende të reja pune për profesionistë të kësaj fushe. Është mirë që MASHTI të bashkëpunojë dhe t’i inkurajoj komunat në zgjidhjen e problemeve, e të cilat probleme janë të shumta në fushën e arsimit, e jo vetëm të fajësohen”, theksoi Ibrahimi.

Komento: