Ibrahimivovic thyen heshtjen, tregon cili ekip po e kërkon

13:48 | 22 Tetor 2019

Ibrahimovic thotë se të gjithë po më thërrasin.

Zlatan Ibrahimovic ka refuzuar të tregojë nëse Carlo Ancelotti e ka telefonuar që t’i bashkohet te Napoli.

Trajneri italian bëri shaka se do ta telefononte sulmuesin suedez pas fitores 2-0 të napolitanëve ndaj Veronës të shtunën e javës së kaluar.

Por, Ibrahimovic ka thënë se të gjithë po e thërrasin atë, mirëpo nuk ka dashur të jap emra të skuadrave.

“Të gjithë po më thërrasin. A e dëshironi edhe ju numrin tim të telefonit? Kështu që mund të më thërrisni edhe ju? Në rregull, do ta rregullojmë atë”, u ka thënë suedezi gazetarëve pas fitores 2-1 të La Galaxys ndaj Minnesota United.

38-vjeçari tashmë është shumë i njohur në Serie A, pasi në të kaluarën ka luajtur për skuadrat si, Juventus, Inter dhe Milan.
Kontrata e tij me skuadrën amerikane përfundon në muajin dhjetor, ndërsa ka bërë të ditur se dëshiron të rikthehet në ligën italiane. 

Komento: