Ibrahimoviç apo Cavani, Leeds United merr këtë vendim

18:43 | 21 July 2020

Leeds United është rikthyer në eliten e futbollit anglez.

Pronari i Leeds United, Andrea Radrizzani pranon se nënshkrimi i Zlatan Ibrahimovic do të jetë i vështirë, por do të shoh për të nënshkruar me Edinson Cavanin, pasi ai ende është i disponueshëm.

Leeds së fundi i dha fund pritjes 16 vjeçare për rikthim në Premierligë, dhe Radrizzani ka folur për planet e skuadrës në tregun e transferimeve, duke filluar nga Zlatan Ibrahimovic.

Një nga emrat më të lidhur me Leeds ka qenë dhe mbetet Zlatan Ibrahimovic, i cili në fund të sezonit, përfundon aventurën me Milan.

“Ibrahimovic sigurisht që do të jetë i vështirë”, ka deklaruar biznesmeni italian, përcjell lajmi.

“Ne provuam të nënshkruajmë me atë në janar, por ai vendosi t’i bashkohej Milanit dhe marrëveshja u zhduk”.

“Tani, mendoj se është shumë vonë, sepse intensiteti i futbollit anglez është ndryshe”.

Por 45 vjeçari ka qenë më optimist rreth Edinson Cavanit, i cili është i lirë pas largimit nga PSG.

“Përveç cilësive të tij, Cavani mund të kontribuojë edhe me fizikun e tij dhe të përshtatet këtu, por unë kurrë nuk kam folur me trajnerin për të”.

“Pasi e kemi thënë këtë, ne kemi menduar me siguri për të dhe do të shohim, duke pasur parasysh se ai është në dispozicion për transferim falas”.

Komento: