Ibrahimovic: E çova futbollin francez në një nivel botëror

13:04 | 25 January 2023

Veterani i Milanit, Zlatan Ibrahimovic diskutoi dashurinë e tij për Francën dhe reflektoi për kohën e kaluar te Paris Saint-Germain.

Sulmuesi 41-vjeçar suedez nuk ka bërë asnjë paraqitje për kuqezinjtë këtë sezon, duke qenë jashtë fushës që nga maji i vitit të kaluar pas një operacioni në gju.

Ibrahimovic ka punuar shumë për rikuperimin e tij dhe pritet të kthehet në fushë në javët në vijim.

Megjithatë, gjërat nuk kanë qenë të mërzitshme për Ibrahimovicin, pasi ai aktualisht është duke punuar në promovimin e filmit “Asterix and Obelix – The Middle Kingdom”, në të cilin ai luan Caius Antivirus, krahun e djathtë të Julius Caesar.

Duke folur për stacionin radiofonik France Inter, Ibrahimovic diskutoi fillimisht ambiciet e tij në botën e kinemasë, por sulmuesi suedez 41-vjeçar më pas reflektoi për kohën e tij në Ligue 1 me Paris Saint-Germain.

“Unë e dua Francën, kalova katër vjet në Francë dhe e çova futbollin francez në një nivel botëror”.

“Kjo nuk është arrogancë, është besim në cilësitë e mia”, ka thënë Ibrahimovic.

Komento: