Ibrahimovic e ka kontratën e gatshme te klubi në Serie A

08:56 | 06 Dhjetor 2019

Kontrata është gati, Ibrahimoviç gjen klubin e ri.

Zlatan Ibrahimoviç është pranë rikthimit në Serie A.

Zlatan Ibrahimoviç është gjithnjë e më afër rikthimit në futbollin evropian dhe atë italian.

Pas largimit nga Los Angeles Galaxy, ylli suedez është shumë pranë rikthimit te ish skuadra e tij, Milan.

Madje, mediat italiane raportojnë se Ibrahimoviç duhet të japë një aprovim të fundit ndaj ofertës së “Rossonerëve” në mënyrë që palët të zyrtarizojnë marrëveshjen për transferimin e tij në San Siro, transmeton lajmi.

Milan i ka ofruar atij kontratë njëvjeçare me pagë prej 6 milionë euro në sezon.

Komento: