“Ibrahimovic e ka ndryshuar Milanin”

20:26 | 14 Janar 2020

Në ndeshjen ndaj Cagliarit javën e kaluar Ibrahimovic pati paraqitjen e parë pas nënshkrimit me Milanit.

Kuqezinjtë përfunduan duke fituar me një rezultat 0-2, pasi Ibrahimovic dhe Rafael Leao shënuan për Milanin. Kjo ishte një fitore e madhe për kuqezinjtë dhe me siguri traineri Pioli do të vazhdojë të përdorë formacionin 4-4-2, transmeton ORAinfo.

Ibrahimovic dhe Rafael Leao patë një bashkëpunim të shkëlqyer dhe ylli portugez mund të mësojë shumë nga legjenda suedeze.

Ibra sapo ka mbërritur por tashmë ka lënë gjurmët e tij në klub. Këto janë fjalët që shefi I SPAL-it, Leonardo Semplici ka thënë thënë për lojtarin pasi skuadra e tij do të luajë së shpejti kundër Milanit në Kupën e Italisë.

“SPAL-i duhet të përgatitet mirë pasi Milani është një ekip vërtet i fortë. Do të bëjmë të pamundurën ta kalojmë këtë raund. Ibra tashmë ka ndryshuar Milanin, ata janë ringjallur”-ka thënë Semplici./ORAinfo/

Komento: