Zlatan Ibrahimovic ka dhënë disa komente lidhur me të ardhmen e tij në Milan.
Ylli suedez i futbollit vazhdon të pyetet për të ardhmen e tij, pasur parasysh se kontrata e tij me Milan ishte gjashtë mujore.
Suspendimi i sezonit ka bërë që Ibra të jetë në një situatë të paparë ndonjëherë, por lojtari ka thënë se ka kontratën dhe nëse është në formë, do ta ndihmojë skuadrën.
“Unë kam një kontratë me Milan, dhe ne do të shohim se si do të përfundojë këtu, nëse do të pëfundojë”, ka thënë Ibra, transmeton lajmi.
“Unë kam thënë se dua të luaj futboll për aq gjatë sa mnudem, por nuk e dimë asnjëherë se çfarë ndodh”, ishin fjalët e Ibrahimovic.
“Unë jam një person që dëshiron të performojë dhe të kontribuoj me diçka, jo vetë të luaj për atë që kam bërë dhe për atë se kush jam”.
“Nëse i takon një skuadre, ti duhet të kontribuosh me diçka. Ne do të shohim çfarë ndodh”, ka shtuar ndër të tjerash Ibra.
Kontrata e Ibrahimovic me skuadrën e Milan do të skadojë gjatë muajit qershor.