Ibrahimovic: E ardhmja? Do të shohim, koronavirus e ka kthyer botën përmbys.
Zlatan Ibrahimovic ka folur për të ardhmen e tij në Milano pasi shënoi në një miqësore për Hammarby, duke shprehur dëshirë për të luajtur futboll për aq kohë sa mundet.
Megjithatë e pranon se virusi vdekjeprurës, COVID-19, ka prishur planet e të gjithëve dhe se çfarë do të ndodhë, askush s’mund ta dijë.
Ibra po vazhdon stërvitjet në Suedi te klubi ku ka blerë disa aksione, Hammarby, dhe s’do të kthehet në Itali derisa të zyrtarizohet data e rikthimit të ekipeve në stërvitje.
“Kam kontratë me Milanin dhe do të shohim se si përfundon, nëse përfundon”, tha Ibrahimovic.
“Dua të luaj futboll aq gjatë sa mundem dhe të kontribuoj diçka, jo vetëm të luaj për atë se çfarë kam bërë apo se kush jam”.
“Do të shohim çfarë do të ndodhë – kush e dinte se koronavirusi do ta kthejë botën përmbys për dy javë?”.