Ibrahimovic gati për Suedinë, tifozët rossonerë shqetësohen për këtë fakt

22:15 | 10 Nëntor 2021

Zlatan Ibrahimovic, u thirr në kombëtaren suedeze për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Spanjës në kualifikueset e Botërorit.

Nga pamja e tij, sulmuesi do të hidhet në aksion menjëherë,përcjell ORAinfo.

Sipas disa mediave suedeze, duke përfshirë Sportbladet, 40-vjeçari do të luajë që nga fillimi në përballjen e Suedisë kundër Gjeorgjisë nesër. Ai do të jetë partner me sulmuesin e Real Sociedad, Alexander Isak, i cili gjithashtu ka qenë vendimtar për kombëtaren.

Ibrahimovic luajti plot 90 minuta kundër Interit për Milanin të dielën në mbrëmje dhe zakonisht, kjo do të thoshte pak pushim për sulmuesin. Prandaj, tifozët kuqezi do të jenë pak të shqetësuar për fillimin e tij, por shpresojmë se do të shkojë mirë.

Suedia aktualisht është e para në grupin e saj me 15 pikë dhe përballja e nesërme është vendimtare përpara ndeshjes finale kundër Spanjës. Këta të fundit janë vetëm dy pikë prapa dhe nesër do të përballen me Greqinë./ORAinfo/

Komento: