Ibrahimovic gëzon tifozët e Milanit, ky është premtimi i madh i tij

09:06 | 01 September 2020

Ibrahimovic: Erdha këtu për ta kthyer Milanin aty ku e ka vendin.

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se është kthyer në Milan sepse aty ndihet si në shtëpinë e vet dhe se dëshiron t’i ndihmojë kuqezinjve të kthehen në maje të futbollit, duke fituar trofe.

Pasi u kthye në Milan na janar, sulmuesi suedez shtroi ndikim të madh në ekip, prandaj drejtuesit e klubin bënë gjithçka për t’ia vazhduar atij marrëveshjen në kryeqytetin e modës, transmeton Gazeta Express.

“Gjithmonë jam ndier pjesë e Milanit, edhe kur kam luajtur me ekipe të tjera. Më kanë trajtuar mirë prej ditës së parë. Ndihem si në shtëpinë time”, tha Ibrahimovic për Milan TV.

38-vjeçari dëshiron t’u ndihmojë kuqezinjve të kthehet në maje të futbollit.

“Kam ardhur këtu për ta kthyer Milanin në nivelin e vet, aty ku e meriton të jetë. Nuk duhet ta harrojmë, megjithatë, se ende nuk kemi fituar asgjë”, nënvizoi ai.

Ibra shtoi: “Në kokën time, synimi është gjithmonë që të fitojmë diçka. Këtë sezon ne duhet të fitojmë”.

Komento: