Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është rikuperuar në kohë rekord dhe raportohet se do të jetë gati por tu përballur me Laizon dhe Juventusin në Serie A.
38-vjeçari pësoi një dëmtim të kyçit të këmbës gjatë stërvitjes javën e kaluar dhe u kthye këtë javë për t’iu nënshtruar testeve të mëtejshme mjekësore.
Sipas Corriere dello Sport, testet e reja kanë zbuluar se suedezi duhet të kthehet në kohë për dy ndeshjet e mëdha që do të luhen në fillim të korrikut.
Milani është planifikuar të përballet me Lazion në Olimpico më 4 korrik dhe të presë Juventusin tre ditë më vonë.
Kjo do të thotë që veterani mund të humbasë 4 ndeshjet e para pas rifillimit të sezonit në Serie A, përfshirë edhe ndeshjen e kthimit të gjysmëfinale të Kupës së Italisë.