Zlatan Ibrahimovic raportohet se është afër rikthimit në fushën e lojës.
Sulmuesi suedez është jashtë aksionit për më shumë se gjysmë viti.
Sipas “Calciomercato”, Ibrahimovic përfundoi të gjithë seancën e sotme stërvitore me Milanin, duke treguar shenja tepër pozitive për rikthimin e tij.
Ai tani po punon për të forcuar aftësinë e tij në ndeshje dhe mund të grumbullohet për ndeshjen e ardhshme në Serie A, kundër Torinos, e planifikuar për t’u zhvilluar të premten mbrëma.
“Rossonerët” po kalojnë në një formë të dobët kohët e fundit, duke regjistruar vetëm një fitore nga tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Rikthimi i 41-vjeçarit në skuadër mund të jetë një ndihmë e madhe për kampionin italian, që tani po “lufton” për top katërshe.
Zlatan Ibrahimovic është pjesë e Milanit nga viti 2023, teksa ka kontratë të vlefshme deri në verën e këtij viti.