
Zlatan Ibrahimovic kthehet të flasë dhe e bën atë si gjithmonë në mënyrën e tij, të hapur.
Në një intervistë të gjatë ekskluzive për “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi suedez adreson të gjitha çështjet e futbollit aktual. Duke filluar nga largimi i Gianluigi Donnarumma, i ndihmuar nga agjenti i tij, Mino Raiola:
“Më vjen keq. Shumë. Ju më pyetët nëse lojtarët fitojnë shumë, tani unë bëj një pyetje: çfarë vlere ka Donnarumma? Ai u rrit në Milano, mund të ishte portieri i ekipit për 20 vite”.
Ndoshta 20 vite jo, sepse ai nuk është Ibra. Sidoqoftë, ai është potieri më i fortë në botë. Mund të ishte bërë “Mister Milan”, si Paolo Maldini. Çfarë vlere mund t’i jepte Maldini? Nuk ka asnjë masë. Çfarë po fiton shumë? Tregu e bën vlerën. Është si në bursë. Nëse Gigio largohet apo jo, nuk e di. Duhen dy për tango. Unë do t’i thosha të qëndrojë te Milani deri në fund”.
Në krye të Milanit është gjithmonë Stefano Pioli, me të cilin Zlatan e lejon veten të bëjë ndonjë shaka:
“ A jam zëvendësi i tij? Unë tashmë e kam bërë këtë prej një viti e gjysmë. Tani le të kërkojmë gjëra të tjera për të bërë”.
Qëllimi në kokën e Ibrahimoviçit për sezonin e ardhshëm mbetet shumë i qartë: fitimi i titullit:
“Ka skuadra që po vuajnë ekonomikisht pas pandemisë dhe nuk mund të lëvizin më si në të kaluarën. Atalanta dhe Milani më duket se janë klubet më solide nga kjo pikëpamje. Pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë në fushë. Do të jetë një kapitull tjetër për Milanin. Një kampionat i vështirë, ne do të duhet të luftojmë me Atalanta, Inter, Juve, Napoli… Një ekuilibër i mirë. Unë do të përpiqem ta fitoj titullin përsëri, me shokët e skuadrës”.