Ibrahimovic ka një lajm të keq për Milanin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ibrahimovic ka një lajm të keq për Milanin

08:54 | 20 Janar 2019

Ylli suedez Zlatan Ibrahimovic ka luajtur në disa skuadra të mëdha evropiane, ku me secilën ka arritur të bëhet kampion.

Njëjtë kishte ndodhur edhe te skuadra e Milanit sa ishte.

Rosonerët gjatë këtij afati të transferimeve kishin tentuar që ta trensferojnë lojtarin, por ky i fundit kishte vendosur të qëndrojë te klubi amerikan.

Ai ka thënë se LA Galaxy tani është prioriteti i tij kryesor, pasi më parë njoftoi se do të qëndrojë në skuadrën e MLS-së edhe gjatë sezonit të 2019-es.

Ish-sulmuesi i Juventusit, Interit, Barcelonës dhe Milanit ndien se ende ka shumë për t’i ofruar skuadrës së tij.

“Prioriteti im numër një është të qëndroj në Galaxy. Ndiej se ende kam shumë për t’i ofruar Galaxys”, tha Ibrahimovic.

Ish-përfaqësuesi suedez thotë se viti i tij i parë në ligën amerikane ishte për ta parë sesi qëndronte pas një mungese të madhe në futboll si pasojë e lëndimit të gjatë.

“E ndjeva sfidën për të fituar me këtë ekip. Viti i parë ishte më shumë për të parë se ku qëndroja pas gati një viti e gjysmë pa luajtur për shkak të lëndimit, dhe për 10 minuta i tregova botës se ende nuk kam mbaruar”, shtoi ai.

“Dua të luaj për aq gjatë sa mundem. Do të vazhdoj përderisa mund ta bëj”, theksoi ai.

Komento: