Ibrahimovic kthehet në Evropë te skuadra e ‘zemrës’

09:04 | 15 Korrik 2019

Zlatan Ibrahimovic i hapur për rikthimin tek Ajax Amsterdam.

Ylli i futbollit, Zlatan Ibrahimovic, është shprehur i hapur për një rikthim tek skuadra e Ajax Amsterdam.

Anëtari i LA Galaxy ka bërë të ditur se është i hapur për një rikthim në kampionatin holandez, aty ku morri hapat e parë në karrierën profesioniste, me skuadrën e Ajax, por në një rrol tjetër nga ai i lojtarit.

Suedezi është në sezonin e tij të dytë në MLS dhe e di se karriera e tij po vije drejt një fundi, kështu që ka filluar të mendoj se ku do të vazhdojë në të ardhmen.

“Normalisht, unë nuk kthehem tek skuadrat ku kam luajtur një herë, por ndoshta pas karrierës sime, unë mund të bëhem drejtor tek Ajax” ka thënë Ibra për ‘De Telegraaf’, transmeton lajmi net.

“Do të bëja një punë më të mirë sesa secili që ulet aty aktualisht” ka shtuar ylli suedez i futbollit.

Ajax ka kompletuar një prej sezoneve më të suksesshme viteve të fundit, duke prekur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, si dhe duke u shpallur kampionë në Eredevisie dhe duke fituar Kupën e Holandës.

Komento: