Ibrahimovic rikthehet në Suedi pas lëndimit.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, thuhet se do të kalojë një javë në Suedi me familjen e tij, pasi pësoi një dëmtim në stërvitje me klubin italian.
Kuqezinjtë pësuar një tronditje ditëve të fundit, pasi mësuan se 38-vjeçari nuk do të kthehet për rifillimin e propozuar të Serie A në qershor.
E gjithë kjo, pasi testet mjekësore zbuluan se Ibrahimovic ka pësuar lëndim në stërvitje me Milanin.
Pasi kishte frikë nga dëmtimi në tendinin e Akilit, një dëmtim që do ta mbante jashtë fushave për muaj të tërë, klubi konfirmoi se suedezi do të kthehet pas një muaji rehabilitimi, pak pas rinisjes së planifikuar të Serie A.
Ndërkohë, gazetat La Stampa dhe La Gazzetta dello Sport raportojnë se Zlatan u nis dje (e mërkurë) për në Stokholm të Suedisë.
Ai do të kalojë javën tjetër në atdheun e tij me familjen para se të kthehet në Milano për një kontroll të ri në mes të javës tjetër.