Ibrahimovic merr lajmin e keq nga Milani para ndeshjes me Samdorian

08:26 | 06 Janar 2020

Milan – Sampdoria, lajm i keq për Ibrahimovicin.

Zlatan Ibrahimovic pritet të bëjë paraqitjen e parë pas rikthimit në Milan në ndeshjen kundër Sampdorias.

Zlatan Ibrahimovic pret paraqitjen e tij të parë pas rikthimit në Milan, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.Ylli suedez u rikthye si futbollist i lirë te Rossonerët dhe pritet të luajë sot në duelin ndaj Sampdorias në Serie A me fillim nga ora 15:00.

Mirëpo, mediat italiane raportojnë se Ibrahimovic pritet ta nisë ndeshjen nga banka e rezervistëve, transmeton lajmi.

Krzysztof Piatek pritet ta fillojë ndeshjen si titullar për t’i lënë vend më vonë inkuadrimit të Ibrahimovicit.

Komento: