Ibrahimovic merr një koment interesant nga bashkëlojtari i tij, ja si e quan atë

11:38 | 01 June 2020

Ibrahimovic ka marr një koment interesant nga bashkëlojtari i tij.

Zlatan Ibrahimovic nuk është aspak vetjak, sepse i ka ndihmuar shumë Milanit në çdo mënyrë, sipas bashkëlojtarit të vet, Hakan Calhanoglu.

Ibrahimovic u rikthye në Milan në janar dhe i shënoi katër gola në 10 ndeshje, para se sezoni të pezullohej si pasojë e pandemisë koronavirus.

Sulmuesi 38-vjeçar po vuan nga një lëndim në pulpën e këmbës para rikthimit të Serie A pas dy javëve, por e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë.

Por Cahanoglu nuk ka fjalë tjera pos lartësimit për Ibrahimovicin, i cili e fitoi titullin në Serie A dhe Superkupën e Italisë gjatë periudhës së parë në Milan.

“Ai nuk është lojtar i ri për Milanin. Ai është yll botëror dhe lojtar me shumë për përvojë”, tha mesfushori tuk për beIN SPORTS.

“Ai është ylli ynë. Ai na ka ndihmuar në çdo mënyrë, me përvojën që e ka, me synimet për lojën dhe me mendësinë”, shtoi ai.

Komento: