Ibrahimovic merr vendimin e rëndësishëm për të ardhmen e tij

21:40 | 08 May 2020

Ibrahimovic ka marr një vendimin e rëndësishëm për të ardhmën e tij.

Zlatan Ibrahimovic do të kthehet ditën e hënë në Itali. Pas bisedimeve me drejtuesit e klubit kuqezi, suedezi ka vendosur që të pronotojë një biletë nga Stokholmi për në Milano.

Mirëpo, përpara daljes në stërvitje me klubin e Milanit, Ibra do të duhet që të qëndrojë për 14 ditë në karantinë.

” Ibrahimovic dëshiron të kthehet të luaj, “tha Paolo Scaroni, president i Milanit.

Kujtojmë që Ibrahimovic kishte udhëtuar drejt Suedisë së bashku me familjen që pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit në Itali.

Komento: