Ibrahimovic – Milan, këtë nuk e priste askush

20:40 | 16 Dhjetor 2019

Ibrahimovic duket se është gjithnjë e më larg Milanit.

Palët nuk po arrijnë marrëveshje rreth kohëzgjatjes së kontratës së sulmuesit suedez

Zlatan Ibrahimovic pritej të nënshkruante këto ditë kontratë me Milanin.

Mirëpo, gjithçka është stopuar së fundmi.

Në fakt, mediat e huaja shkruajnë se problemi qëndron tek kohëzgjatja e kontratës së futbollistit suedez.

Veterani i sulmit e kërkon një kontratë 18 muajshe, ndërsa “Rossoneri” nuk janë të gatshëm ta nënshkruajnë me të më shumë se 6, eventualisht 12 muaj.

Prandaj, mediumi italian “Calciomercato” shkruan se Ibra është gjithnjë e më larg rikthimit në Milan.

38 vjeçari së fundmi u nda me Los Angeles Galaxy pas një eksperiencë që e pati në kampionatin amerikan të futbollit.

Komento: