Ibrahimovic-Milan,ky është lajmi i fundit nga Italia

18:06 | 08 Dhjetor 2019

Zlatan Ibrahimovic, është ëndrra e AC Milan për tregun e transferimeve të janarit, pasi kuqezinjtë po kërkojnë të përmirësojnë rekordin e tyre të dobët të shënimit të golave në Serie A.

Sky Sport ka sjellë azhurnime të reja mbi negociatat në vazhdim midis ekipeve, përcjell ORAinfo.

Menaxhmenti i Milanit ka ofruar 3 milion për këtë sezon dhe 6 milion për tjetrin te gjiganti suedez por sulmuesi po kërkon më shumë dhe mbi të gjitha kërkon garanci për kohëzgjatjen e kontratës: 18 muaj.

Kuqezinjtë, nga ana tjetër, do të garantonin kontratën për sezonin e ardhshëm vetëm pasi të arrinin vendin e katërt në Serie A dhe për pasojë kualifikimin e Champions League.

Në ndërkohë, Napoli ka intensifikuar kontaktet dhe mbetet në garë, ndërsa Bologna vazhdon ta mbajë të hapur situatën falë dialogut mes sulmuesit dhe Sinisa Mihajlovic. Për momentin, klubi nuk ka bërë asnjë ofertë ekonomike./ORAinfo/

Komento: