Ibrahimoviç mund të largohet nga MIlan, por jo nga Serie A

11:43 | 07 April 2020

Zlatan Ibrahimovic raportohet se ka vendosur të vazhdojë të luajë dhe mund të mbetet në Serie A edhe nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje me Milanin.

Gazzetta dello Sport shkruan se suedezi nuk dëshiron ta përfundojë karrierën e tij pas një sezoni të papërfunduar ose një sezoni që do të jetë ndryshe nga mënyra se si jemi mësuar.

Milani dyshohet se po përpiqet të arrijë akord me 38-vjeçarin, i cili ka pasur një ndikim të madh te Rossonerët që nga kthimi i tij në janar, por gazeta zbulon se vetë lojtari po vlerëson të gjitha mundësitë.

Drejtori i Përgjithshëm, Ivan Gazidis ka ulur pagat gjatë sezonit dhe Zlatan bëri një përjashtim.

Milan nuk është gati të flasë për të ardhmen me të, por largimi i ish drejtorit sportiv Zvonimir Boban mund të ketë bërë një ndryshim në marrëdhëniet e tyre.

Raporti pretendon se Ibrahimovicit i është ngulitur në kokë ajo që ndodhi në Milan, por nuk përjashton asgjë dhe klubet e tjera italiane do të jenë të gatshme nëse Milani nuk mund të paraqesë një projekt të përshtatshëm për superyllin.

Roma, Lazio dhe Napoli janë të interesuara për një kontratë me ‘bishën’ suedeze.

Komento: