
Zlatan Ibrahimovic, nuk luajti as edhe një minutë të ndeshjes kundër Atalantës, duke i mohuar kështu një lamtumirë të mundshme në shtëpi, me të ardhmen e tij gjithnjë e më të pasigurt.
La Gazzetta dello Sport kujton se si kamerat i drejtoheshin shpesh suedezit gjatë dhe pas ndeshjes teksa ai festoi me skuadrën, por ai nuk është mirë prej disa javësh, duke luftuar me një gju që vazhdon ta prekë, përcjell ORAinfo.

Është një mbingarkesë që i atribuohet konsumimit dhe këmbës, e cila vitet e fundit ka pasur shumë probleme me kyçet dhe muskujt. Që kur u kthye nga mungesa e fundit, maksimumi që luajti ishte 23 minuta kundër Fiorentinës.
Ndeshja me Atalanta mund të jetë potencialisht e fundit e Ibrës në San Siro dhe, në kontekstin e një fitoreje që i dha Milanit një pjesë të madhe të Scudetto-s, ishte turp të mos e shihje atë të hynte në fushë as për një minutë.
Ibrahimovic nuk mund të vazhdojë me gjërat siç janë tani, dhe një lloj ndërhyrjeje mund të nevojitet sapo të mbyllet sezoni, megjithëse një terapi konservative mund të jetë e mjaftueshme./ORAinfo/