Ibrahimoviç ‘poshtëron’ shokët e skuadrës, befason me deklaratën

21:16 | 18 Korrik 2019

Ylli suedez, Zlatan Ibrahimoviç tani po vazhdon karrierën në Superligën amerikane.

Ylli suedez i futbollit, i cili aktualisht paraqitet në MLS me skuadrën e LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic, ka lëshuar një tjetër deklaratë ‘bombastike’.

Ibrahimovic, përkundër moshës së tij, po vazhdon të mbajë paraqitjet në nivele të larta, duke shkëlqyer në Superligën amerikane.

Por, sipas suedezit, kjo gjë po ndodh për shkak të kualitetit të dobët të kundërshtarëve të tij.

“MLS nuk është në nivelin e Evropës, të jemi të sinqertë. Më parë, unë luaja në nivele të njëjta ose afër meje. Këtu, unë jam si një Ferrari kundër Fiatëve” ka thënë Ibrahimovic, transmeton lajmi.

Në vitin 2019, Ibra në 16 ndeshje ka realizuar 13 gola për skuadrën e tij, duke shtuar edhe 3 asistime.

Komento: