Ibrahimovic rrëfehet, tregon se kishte vendosur të pensionohet

11:46 | 05 Dhjetor 2020

Rrëfimi i Ibrahimovic, kishte vendosur të pensionohet.

Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic ka zbuluar se kishte vendosur të pensionohej gjatë verës, vetëm Milani e shtyri të ndërrojë mendjen dhe të luajë të paktën edhe për një sezon.

Ibrahimovic po kalon një tjetër sezon pozitiv, si 39-vjear që është, ai ka shënuar 11 gola në 10 paraqitje me Milanin këtë sezon – statistika që s’ka nevojë për shumë fjalë.

“Trajneri Pioli më pyeti se çfarë dua të bëj. I thash ‘nuk do të vazhdojë. Mjaft ishte, familja ime është gjithashtu e rëndësishme, jam këtu vetëm, është sakrificë. Për gjashtë muaj është ok, por s’dua të qëndroj më shumë”.

“Pioli më tha: ‘Ok, e respektoj vendimin tënd, ok’.

“Ditën tjetër folëm përsëri, i tha që jo, kam vendosur të pensioniohem, harroje kontratën, në këtë moshë nuk është e rëndësishme”.

“më pas diçka ndryshoi, s’doja të pendohem në të ardhmen. E thirra Milanin dhe vendosa të vazhdoj. Por fillimisht kisha vendosur; ‘Jo, s’do të qëndroj vitin tjetër’. “Tashmë për tërheqjen kisha nisur të mendoj që kur isha te Manchester United, isha 35 apo 36 vjeçar”.

Komento: