Ibrahimovic sërish lëndohet

15:50 | 25 Prill 2023

Lëndohet sërish Ibrahimovic.

Milani ka marr lajme të këqija, pasi Zlatan Ibrahimovic pësoi një lëndim të muskulit kur po ngrohej për të bërë rikthimin e tij.
Reprezentuesi suedez ishte menduar të inkuadrohej nga pankina në ‘San Siro’ ndeshjen e fundit në vend të Olivier Giroud.

Megjithatë, raportet nga ‘Sky Sport Italia’ vënë në dukje se Ibrahimovic ndërpreu ngrohjen për shkak të një problemi në muskulin e tij, transmeton lajmi.net.

“Ai ndjeu diçka në kyçin e tij dhe u ndal. Po mendoja ta inkuadroja në lojë, por ai më tha që nuk ishte në dispozicion. Nuk e di shkallën e dëmit, por ai kishte diçka”, shpjegoi trajneri Stefano Pioli në konferencën për shtyp.

Ibrahimovic u pa duke u kthyer në dhomën e zhveshjes, i shoqëruar nga një terapist masazhi.

41-vjeçari ka bërë vetëm katër paraqitje në Serie A këtë sezon, duke shënuar një gol, pasi ai ishte jashtë deri në shkurt pas operacionit në gju dhe më pas pësoi një problem muskulor në fund të marsit.

Ai nuk mundi të paraqitet në Ligën e Kampionëve këtë sezon, pasi u la jashtë listës së skuadrës, kështu që nuk do të jetë as në gjysmëfinale kundër Interit.

Komento: