Ibrahimovic shkeli protokollin kur vizitoiekipin Hamarby

18:04 | 15 Qershor 2020

Ibrahimovic viziton ekipin e Hammarby, ngjall polemika në Suedi: Ka shkelur protokollin.

Zlatan Ibrahimovic ishte dëshmitar i debutimit të suksesshëm të Hammarby në ligën suedeze mbrëmë në ‘Tele2 Arena’, një sukses 2-0 kundër Ostersund.

Vizita ngjalli polemikë në Suedi sepse sulmuesi i AC Milan, një partner 25% i klubit të Stokholmit, shkeli protokollet anti-koronavirus.

Ibrahimovic në fakt, siç pranoi presidenti i klubit Richard von Yxkull, hyri në dhomën e zhveshjes për të uruar djemtë, me të cilët kishte stërvitur gjatë karantinës, përcjell lajmi.

Një hyrje që nuk lejohet nga rregulloret e miratuara për koronavirus: vetëm lojtarët dhe anëtarët e stafit teknik mund të hyjnë në stadium. Federata Suedeze, njoftojnë media lokale, mund të hapë një hetim.

Kjo vizitë rrufeje, e autorizuar nga Milano në një ditë pushimi, ushqen thashethemet për një transferim të mundshëm në fund të sezonit të Ibrahimovic në Hammarby.

Suedezi, i cili javën e kaluar pati një konfrontim me drejtorin e Rossonerëve Ivan Gazidis në dhomën e zhveshjeve, gjatë ditës së mërkurë do t’i nënshtrohet ekzaminimit për të parë se si do të shkojë rimëkëmbja nga lëndimi.

Komento: