Milan e ka mposhtur mbrëmë Interin me rezultat 2:1 në kuadër të xhiros së katër të Serie A.
Zlatan Ibrahimovic zgjidhi dje derbin e Milanit me dy gola dhe i solli fitoren ekipit të tij.
Sot në rrjetet sociale Ibra postoi një foto dhe shkroi: “Milani nuk ka pasur kurrë një mbret, por ka një Zot”.
Me këtë, suedezi thumboi Lukakun, i cili sezonin e kaluar pas fitores 4:2 e deklaroi veten mbret të Milanit dhe shkruajti: “Ka një mbret të ri në qytet”.
Zlatan u hakmor në stilin e tij.