Ibrahimovic zyrtarizon numrin që do ta mbajë në fanellë te Milani

13:17 | 31 August 2020

Ibrahimovic firmos dhe zyrtarizon numrin që do mbajë në fanellë.

Më në fund Zlatan Ibrahimovic ka firmosur kontratën me Milanin.

Sulmuesi suedez ka sigluar akordin e ri deri në fund të korrikut të vitit 2021.

Shtatlarti do të fitojë rreth 7 milionë euro neto.

Pritet vetëm komunikata zyrtare e marrëveshjes së re mes palëve.

Këtë mëngjes lojtari shkoi në Casa Milan pak para orës 11 për të takuar drejtuesit dhe për të vendosur nënshkrimin e tij në kontratë.Ai u largua nga zyra në orën 11:45.

Pasdite në orën 3 ka stërvitje në Milanello dhe ai do të jetë i pranishëm.Stefano Pioli dhe shokët e tij të skuadrës e presin me krahë hapur për t’u përgatitur për sezonin e ri sportiv.

Ibrahimovic do të veshë fanellën me numrin 11 dhe këtë e bëri të ditur në rrjetin social.

Komento: